Ndodhi në Durrës/ E mitura ngacmohet seksualisht, mamaja kërkon vajzën adoleshente që iku nga shtëpia

Një 27 vjeçar u arrestua pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mitureje ndërsa një 17 vjeçare është larguar nga banesa.

Dy ngjarjet janë shënuar në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë  shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërkohë ka qenë mamaja, shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës që ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.