"Kujdes se na kupton kur flasim" Rama batutë me ambasadorin e SHBA -se në Serbi në "Ballkanin e Hapur"

Ambsadori i SHBA-së në Serbi, Christofer Hill ishte mik i ftuar në samitin “Ballkani i Hapur” në Beograd, krah ministrit të jashtëm të Turqisë dhe ministrit të Jashtëm të Hungarisë.

Rama ia lejoi vetes të niste fjalimin me një falenderim por dhe një batutë me ambasadorin e SHBA-së.

“Jam I lumtur ta shoh përballë ambasadorin Chris Hill i cili si të gjithë amerikanët e sukseshshëm që vijnë në këtë rajon di edhe gjuhën e tij por dhe gjuhën tonë. Prandaj kur flisni në praninë e tyre bëni kujdes se na kuptojnë jo vetëm në anglisht por dhe kur flasim në gjuhën tonë.”

Ndërsa falenderoi dhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavushoglu dhe të Hungarisë duke I quajtur miq të rëndësishëm për rajonin

“Turqia është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Shqipërisë por dhe aleat I gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë. Falenderoj dhe ministrin e jashtëm të Hungarisë “