Digjet objekti “Beach bar” në Vlorë, shkaku i zjarrit enigmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2022, 08:12
Një objekt “Beach bar” me konstruksion druri është djegur në orët e para të ditës së sotme 2 shtator 2022.
“Në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të Olsi Veshaj , banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme pasi nuk ka pasur asnjë person në 4 e 45 të mëngjesit kur ndodhi ngjarja.
Shton dyshimet dhe fakti që është djegur vetëm ky objekt dhe jo ndonjë objekt tjetër. Dyshohet dhe për konflikt për konkurrencë dhe pronën.
Biznesmeni Olsi Veshaj është një person i cili nuk ka pasur probleme me ligjin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
