Gledis Nano iku, po tani? Tonin Vocaj drejtor i komanduar, Met Rrumbullaku kandidat potencial për kreun e Policisë

Tonin Vocaj ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit si titullar i komanduar pas shkarkimit të Gledis Nanos, i cili qëndroi në detyrë më pak se një vit. Tashmë pritet që Ministri i Brendshëm të propozojë kreun e ri të Policisë për të cilin kandidati kryesor është Met Rrumbullaku, drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes policore. Në vend të tij në këtë strukturë, pritet të emërohet Ardi Veliu.

Nëndrejtori Tonin Vocaj ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit si titullar i komanduar pas shkarkimit nga detyra të Gledis Nanos.

Kjo lëvizje duket se ka qënë e paramenduar nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Cuçi, të cilët sapo mbaroi mbledhja e Këshillit të Ministrave morën pjesë në takimin ku për bastet online.

Në këtë tryezë me përfaqësues të sportit, nuk ishte thirrur Gledis Nano si drejtor i policisë, por i komanduari Tonin Vocaj.

Megjithatë që prej mëngjesit të së mërkurës Gledis Nano është paraqitur në punë si zakonisht.

Sipas burimeve ai ka qëndruar në zyrën e tij, deri pas mesditës kur aty ka mbërritur Tonin Vocaj pas aktivitetit në Kryeministri.

Gledis Nano largohet u largua nga detyra pas 10 muajsh si drejtori i Përgjithshëm, duke u bërë titullari më jetë shkurtër në Policinë e Shtetit.

Ai zëvëndësoi Ardi Veliun me 6 tetor por nuk arrit të mbyllë me sukses mandatin e tij, kjo edhe për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, ku nga fillimi i vitit janë regjitruar 47 viktima.

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme janë tashmë në kërkim të Drejtorit të ri të Përgjithshëm, për të cilin kandiaturë potenciale është Met Rrumbullaku, drejtori aktual i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Në vend të tij në institucionin që heton efektivat e policisë, pritet të emërohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu tashmë i liruar nga detyra e zv.ministrit.