Softa: Drejtorët e policisë vijnë me zhurmë ikin në heshtje, s’dihet më kush e drejton Ministrinë e Brendshme

Eksperti i Sigurisë, Fation Softa teksa ka komentua shkarkimin e Gledis Nanos, nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u shpreh se nuk është mirë që një drejtor policie, të emërohet dhe shkarkohet në mënyrë të tillë.

Në një intervistë për Ora News, Softa është shprehur se para se të bëhet shkarkimi i Drejtorit të Policisë, fillimisht problemi duhet të shikohet te baza, pra të shihet situate në drejtoritë policore të rretheve.

Fation Softa: Nuk ka pasur ndonjë lëvizje vertikale apo tronditje të strukturave të policisë. Rendi është në qendër të vëmendjes të çdo qeverisje. Kjo duhet të vinte nëpërmjet një analize e jo nëpërmjet një shkarkimi. Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e ministres së turizmit, Çuçit dhe Nanos, njerëzit kërkojnë qetësi. Ministria e Brendshme ka pasur gjithmonë klane brenda saj. Mendoj se misioni nuk është vetëm i drejtorit të përgjithshëm. Një drejtor i përgjithshëm nuk është mirë që të emërohet dhe të shkarkohet në këtë mënyrë. Duhet një ministër më agresiv. Së dyti vijnë n strukturat poshtë. Deri më sot kemi pasur rrokada. Pse nuk ndodhi një shkarkim të drejtorëve të policisë ku ka pasur problematika por direkt të Nanos?  Çështja duhet të shkojë tek baza e jo direkt te kreu i policisë.

Ai tha se drejtorët e policisë, kanë ardhur me zhurmë por kanë ikur me heshtje, ndërsa theksoi se tashmë nuk dihet se kush e drejton Ministrinë e Brendshme, Çuçi apo Kryeministri Rama.

Fation Softa: Drejtorët e policisë kanë ardhur me zhurmë dhe kanë ikur me heshtje, kanë ikur të mos-nënvlerësuar. Por kjo është politika, politika i ngre e politika i ulë. Nuk dihet kush e drejton Ministrinë e Brendshme, ministri apo kryeministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar sot nga detyra ku u emërua 10 muaj më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.  Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendimi u mor për shkak të mos përmbushjes së objektivave ndërkohë nga Partia e Lirisë Nano u quajt "kokë turku".

Ora News mësoi se Gledis Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. Ambasada e SHBA-së përmes një postimi në twitter tha se Nano ishte "parnter i fortë i SHBA-së. Përkohësisht do të zëvendësohet nga Tonin Vocaj.