Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSh-së Thoma Gëllçi

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSh-së Thoma Gëllçi. Vendimi është marrë këtë të martë nga GjKKO.

Thoma Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shpërdorim detyre

GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlja për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.

Ndërkohë çështja nga tij do të zhvillohet në apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar Thoma Gëllçi u arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, më 8 tetor 2021

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Flora Hajredinaj firmosi më 7 tetor masën e sigurisë "arrest me burg" të Gëllçit dhe tre punonjësve të tjerë të RTSH-së.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. 

Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin e gjetur me shkelje.