Fier, aksidentoi të miturën me makinë, arrestohet 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 10:26
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi akuzohet se ka aksidentuar me makinë një të mitur.
I arrestuari është 31 vjeçari me inicialet L. Xh., banues në Zharnec, Divjakë.
"31 vjeçari ditën e djeshme (29 gusht 2022), në aksin rrugor "Divjakë-Pushimi i shoferit", duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
