Kuçovë, shpërndante kokainë të ndarë në doza, vihet në pranga 60-vjeçari
Një 60-vjeçar në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë pas ii janë gjetur 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar "Measure".
I arrestuari është 60 vjeçari me inicialet S. D., banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit S. D. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi vaji hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat cellular”, njofton policia.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

