Kriza çmimeve pas luftës në Ukrainë, Rama: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në forumin strategjik të BLEDI-t, u ndal tek kriza e çmimeve.

Ai teksa ka ‘sulmuar’ sërish BE tha mes të tjerash që shpreson që kjo e fundit të mos bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Rama tha ndër të tjera se Shqipëria nuk ka nevojë për gazin rus sakaq shtoi se vendi ynë është harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së.

Rama: Ne jemi harmonizuar që në ditën e parë me politikën e jashtme të BE dhe do vazhdojmë. Në kodin tonë , Kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është e barasvlershme me nderin dhe ne ja dhamë këtë fjalë BE. Ata na kanë dhënë këto fjalë dhe ndonjëherë i mbajnë ndonjëherë jo. Ne jemi shumë primitivë me këtë. Shqipëria është unike, ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Ne nuk kemi asnjëlloj ndjesie kundrejt Rusisë më sepse në Perandorinë Sovjetike, monumenti i Stalinit  u rrëzua apo le të themi se u hoq me hijeshi, ndërkohë që ne e mbajtëm Stalinin dhe pas rënies së murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Prodhimi i ynë i energjisë është 100% me bazë ujore dhe është shumë mirë kur Zoti është në humor të keq dhe qan dhe është e tmerrshme kur Zoti qan. Kemi marrë një vendim kurajoz për të mos prekur çmimet e energjisë për familjet dhe bizneset.

Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është mjaft e dhimbshme për buxhetin shqiptar është më pak se buxheti i Kristiano Ronaldos.

Demokracitë apo një koalicion demokracish që luftojnë një autokraci ku nuk ka hapësirë për të përquar informacion edhe pse propaganda ruse mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës.

Kur kriza të mëdha vijnë, ata që kanë më shumë probleme janë të pasurit dhe të varfrit.

Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik e krah Ukrainës deri në fund. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemi për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina. Ne jemi në zemër të BE-së.