Vendimi: Dënohet me burg Thoma Gëllçi
Gjykata e Posaçme dënoi sot me 2 vite burg ish drejtori i Përgjithshëm i RTSh-së, Thoma Gëllçi. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre.
Sipas vendimit të sotëm (2 qershor 2022) Thoma Gëllçi do të vuaje 1 vit e 6 muaj burg, si dhe për 5 vite i hiqet e drejta për ushtrim të funksioneve publike.
Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi për TV Agro, me vlerë 86 milionë lekë, tenderi i cili u zhvillua në tetor 2018. Kanali RTSH Agro i dedikohej kulturës dhe bujqësisë.
Gëllçi u akuzua se ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar.
Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj 2021 pasi i përfundoi mandati ndërsa hetimi i SPAK kanë nisur në shkurt 2020.
SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestimin e tij dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Me vendimin e sotem tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci, ErvinMuraj u dënuan me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuajnë vetëm 1 vit burg.