Ish dhëndri i shkon në shtëpi vret ish vjehrrin dhe ish kunatin, pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Lezhë

Ish dhëndri i shkon në shtëpi vret ish vjehrrin dhe ish kunatin,
Ne foto: Makinat e policise prane baneses ku ndodhi vrasja e dyfishte

Ora News sjell pamjet e para nga banesa  në Lezhë ku ndodhi krimi i rëndë.

Familjarët janë ende të shokuar nga ngjarja e rëndë ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë shkuar atje. (video poshte) 

Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.

Ish dhëndri i shtëpisë Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun "tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar" informoi policia pak para mesnatës

Nuk dihet rrethanat e krimit te rende dhe dinamika se si ka ndodhur,por nga ana e policisë së Lezhes dyshohet se shkak është berë divorci mes autorit të krimit dhe vajzës së viktimës Pjetër Përjakut, informon gazetari i Ora News Elton Qyno.

Edhe policia konfirmoi se autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti "dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit" informoi policia pak para mesnatës" 

Pas krimit autori është larguar, informon Ora News.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Besnik Pjetri.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ish dhëndri i shkon në shtëpi vret ish vjehrrin dhe ish kunatin,
Besnik Pjetri
Ish dhëndri i shkon në shtëpi vret ish vjehrrin dhe ish kunatin,
Genti Përjaku
Ish dhëndri i shkon në shtëpi vret ish vjehrrin dhe ish kunatin,
Ne foto: Makinat e policise prane baneses ku ndodhi vrasja e dyfishte