Aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, plagoset drejtusi i njërit mjet dhe 2 pasagjerë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm 30 gusht 2022 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

“Rreth orë 08:30, në fshatin Mamël, mjeti tip "Volkswagen ", me drejtues 56 vjeçarin me inicialet Xh.B., banues në fshatin Mamël, Elbasan,  është përplasur me mjetin tip " Ford", me drejtues 33 vjeçarin me inicialet A.B., , banues në Elbasan”, njofton policia.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip "Volksëagen " gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit "Ford", të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.