Durrës, i vodhi automjetin një shtetaseje, vihet në pranga 34-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 09:59
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se i vodhi automjetin një shtetaseje.
Arrestrimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar "Bared.
“34 vjeçari me inicialet V. K., banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale "Vjedhja", i cili ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe gjetur automjetin e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.