Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Lezhë, autori kishte bërë 2 vite burg në Itali

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë i ndodhur një natë më parë në Gryk Zezë të Lezhës.

Autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan është babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.

Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj.

Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.

Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.

Ish dhëndri i shtëpisë Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun "tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar" informoi policia pak para mesnatës.

Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Lezhë, autori kishte
Besnik Pjetri
Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Lezhë, autori kishte
Genti Përjaku