Aksidenti i rëndë në Vlorë: Familja po kthehej nga Turqia natën, nga përplasja humbi jetën fëmija 6 vjeç

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Familja Mithi, burri gruaja dhe dy fëmijët 6 dhe 3 vjeç kishin ardhur nga Turqia dhe mësohet se kishte udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në Vlorë.

Dyshohet se drejtuesin e ka zënë gjumi në timon.

Rreth orës 04:45, 33 vjeçari duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të saj.

Fëmija 6 vjeç humbi jetën në vendngjarje ndërsa babai, nëna dhe motra 3 vjeçe ndodhen jashtë rrëzikut për jetën duke marrë ndihmën mjeksore në urgjencën e spitalit të Vlorës pasi plagët e marra në trup janë të shumta