Foto/ Ky është autori i krimit të dyfishtë në Lezhë, vrau ish vjehrrin dhe ish kunatin

Në foton më sipër është Besnik Pjetri nga fshati Troshan autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme 29 gusht 2022 në Lezhë.
Ish dhëndri i shtëpisë ka shkuar në banesën e familjarëve të ish gruas dhe ka vrarë me armë zjarri babë e bir (ish vjehrrin dhe ish kunatin e tij).
Vrasje e dyfishtë ndodhi rreth orës 23:00 të 29 gushtit në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.
"Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babë e bir, konkretisht ish vjehrrin Pjetër Përjaku dhe ish kunatin Genti Përjakun "tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar" informoi policia pak para mesnatës.
Ai është babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.
Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të dhe familjen e saj.
Ai ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja në Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.
