Çuçi: Uzina ushtarake e Gramshit nuk përbën sekret shtetëror, po do hetojmë qëllimin e të huajve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 13:58
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me incidentin që ka ndodhur dy ditë më parë (20 gusht) në uzinën e Gramshit.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi u shpreh se situatën e incidentit të Gramshit e kanë nën kontroll, ndërsa shtoi se uzina ushtarake nuk është sekret shtetëror.
Ai tha se do hetohet deri në fund qëllimi i të hujve për t’u futur brenda uzinës.
"E kemi në kontroll çdo gjë në lidhje me këtë situatë dhe përfundimi i hetimeve do të tregojë se me çfarë rasti konkret kemi të bëjmë. Objekti nuk përbën sekret shtetëror, por ne po hetojmë qëllimin e këtyre njerëzve që kanë hyrë pa leje dhe kanë ushtruar dhunë ndaj personave që kanë ushtruar dhunë."- tha ai.
