PS nismë për funksionimin e Autoritetit të Dosjeve/ Balla: Të pamundësojmë ngjitjen në karrierë të ish-sigurmsave
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se kanë depozituar një nismë me dy ndryshime, për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe një tjetër nismë ligjore.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se kjo nismë është për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që kanë qenë apo emërohen në poste të larta shtetërore.
Ai tha se qëllimi është që ish-sigurimsat e shtetit të mos ngjiten më karrierë dhe të mos marrin pjesë në Kuvendin e Shqipërisë.
Taulant Balla: Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga Autoriteti mbi informimin e dosjeve të sigurimit të shtetit është depozituar një nismë për dy ndryshime, njëri për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjetra ligjor. Është një nismë për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen apo emërohen. Kjo nisur nga informacioni që ka ardhur për një politikan që ka mbajtur pozicione të larta. Në Shqipëri ka pasur dhe raste të tjera. Kanë arritur të ngjiten në poste të larta persona që kanë qenë në Sigurimin e Shtetit. Në këtë këndëvështrim janë depozituar ato nisma. Drafti përfundimtar ende nuk është gati, ai që është bërë publik është i grupit punës, me qëllim që personat që kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Atëherë natyrshëm që këta persona dhe faktet jo vetëm duhen bërë publike, por të pamundësojmë ngjitjen e tyre në karrierë dhe të pamundësojmë pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë dhe për elementë të tjerë.
