Tiranë/ Arrestohet në Bathore 38 vjeçari, dyshohet se abuzoi seksualisht 14 vjeçaren

Një 38 vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14 vjeçare.

Sipas policisë personi i ndaluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5 është identifikuar me inicialet A. D.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare"

Po kështu një 52 vjeçar banues në Vaqarr është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.