Ligj për të eliminuar politiksht Ilir Metën e Sali Berishën? Ja si përgjigjet Taulant Balla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 12:23
Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike.
Këtë deklaratë e bëri në një dalje për mediat, kur u pyet nëse po bëjnë një ligj për të eliminuar Berishën dhe Metën nga politika.
Taulant Balla: Ata janë të eliminuar politikisht, në kuptimin e besueshmërissë publike. Nuk është një nismë për persona të veçantë. Natyrshëm që ligjet që janë depozituar tashmë, ndryshimi për ligjin e autoritetit të dosjes dhe kodi zgjedhor janë domosdoshmëri dhe propozime të ardhura nga një organ i pavarur.
