"E di shumë mirë pse e bëri. Jam luftëtar i sprovuar!" Meta: Më 1 shtator kallëzim penal Ramës dhe Autoritetit të Dosjeve

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se do të bëjë kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve, i cili e implikoi ish presidentin si bashkëpunëtor të sigurimit.

Në një konferencë për median, Meta tha se nuk ka pasur e nuk do të ketë kurrë dosje për Ilir Metën dhe e akuzoi Autoritetin e Dosjeve se ka fabrikuar informacione për qëllime shantazhi.

Padia do të dorëzohet më 1 shtator.

Ilir Meta: "Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-Sigurisë së Shtetit dua të ju them që me 1 shtator  do të padisë penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit të dosjeve të Autoritetit të Shtetit.

Shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit të dosjeve të sigurimit të shtetit, për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes. Jo vetëm kaq por dhe manipulim për qëllime shantazhi dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore në publik pasi kanë qenë materiale që duhej të ishin të klasifikuara" 

Po ashtu do e padisë për nxjerrje të sekreteve shtetërore në publik. Juristët e mi po punojnë për këtë qëllim. Nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rrexhep Meta."

Meta thotë se fushata kundër tij është tregues i frikës që ka Rama që nukmund të kapë opozitën.

Unë e di shumë mirë pse e ka bërë dhe ju do e kuptoni. Edhe Rama do të ketë akuzë të rëndë. I.M do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Ky karakter në çdo kohë është një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender dhe mundësi më të mirë për të jetuar"

 

Meta tha se më 1 shtator do të bëhet publike kallëzimi penal. Përballë kësaj Meta thotë se Edi Rama i ka ditët e numëruara.

Ilir Meta: Kallëzimi penal do të jetë shumë i mirëstrukturuar. Falsifikimet janë flaragrante, shkatërrimtare prë të gjithë ata persona që me urdhrin e Edi Ramë janë përfshirë në një aktivitet të tillë kriminal. Kur kjo ndodh ndaj një ish presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetari parlamenti mendoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Kur kjo ndodh me një luftëtar i sprovuar në të gjitha kohët për lirinë e ballafaqimin kundër të gjithëve mendoni çfarë u bëjnë këta shumë njerëzve të tjerë. Çfarë shantazhi dhe lojrash bëjnë këta. Mendoni se çbëjnë këta me pronat, e-albania. Regjimi I patronazhistëve ta gëzojnë autogolin.

Dekomunistizimi për mënyrën si në draftin e PS është, ngjan me një nismë që target të pastër ka Ilir Metën, të cilin kohët e fundit e kanë sulmuar si spiun të ish-Sigurimit. Ndërsa Sali Berisha kërcënohet me non grata.