Meta: Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale, nuk funksionojnë me mua larvat e Tau-Taut

Ilir Meta është shprehur se Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve po përdoret përdoret pë interes të Edi Ramës.

Kreu i PL, tja se ky është rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Meta: Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Nuk i funksionojnë këtij që më nxjerrë mua këto larvat e këto tau taut. Të jeni të sigurt që I.M do të dalë spiuni ambulant i tau tau. Ky është në shërbim të atij që i ofron një tender.  

Ky rast i Autoritetit të Dosjeve do jetë rast ekzemplar edhe në nivel evropian dhe ndërkombëtar. Po keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoritet që duhet të jetë shembull i të drejtave të njeriut. Po cenohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës.

Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit.