Balla: Çështja e Berishës i takon drejtësisë, një përfaqësues i Partisë Punës s’mund të bëj ‘pis’ Kuvendin
Taulant Balla është shprehur se Sali Berisha nuk mund të vazhdojë të bëjë ‘pis’ Kuvendin e Shqipërisë. Teksa i është përgjigjur pyetjes se a vlen ligji i dekriminalizimit për Berishën, Balla tha se çështja e këtij të fundit, i cili është shpallur "Non Grata" i takon drejtësisë.
Ai ka hedhur akuza ndaj liderit të PD-së duke thënë se ky i fundit ka qenë një përfaqësues i lartë i Partisë Punës.
Taulant Balla: "Non Grata është një vendim që është marrë nga SHVBA, dhe Britania dhe për këtë çështje qëndrimi jonë është shumë i qartë. Kjo i takon organeve të drejtësisë dhe i bëjë thirrje Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA por së fundmi nga letra që i është dërguar Berishës nga Britania, mendoj se është e përshtatshme, është një çështje që i takon drejtësisë dhe nuk është çështja e paketës për dekriminalizimin.
Përsa i përket asaj që unë kam thënë , mendoj se Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës. Është sekretar partie. Është e prapranueshme që pas vendosjes së demokracisë, që një sekretar, tashmë i shpallur non grata të bëj pis Kuvendin e Shqipërisë.
