Ambasada ukrainase për Ora News: Institucionet shqiptare s’kanë kërkuar informacion për ukrainasin e arrestuar në uzinë

Ambasada ukrainase në Shqipëri për Ora News, ka thënë se institucionet shqiptare deri më tani nuk kanë kërkuar asnjë informacion për ukrainasin e arrestuar më 20 gusht, në uzinën ushtarake të Gramshit.

Po ashtu ajo thotë se nga institucionet shqiptare ende nuk është njoftuar zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ukrainasit e arrestuar, informon gazetari i Ora News, Isa Myzyraj.

Dy incidente janë regjistruar brenda pak orësh në uzinat e përpunimit të armëve në Gramsh dhe në Poliçan. Mbrëmjen e kaluar (20 Gusht 2022) tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e Gramshit. Pasi u pikasën, njëri prej tyre sulmoi dy ushtarët shqiptarë, duke i lënë të lënduar. Ndërkohë të tre janë arrestuar dhe Prokuroria e Antiterrori kanë nisur hetimet. 

Sakaq, ditën e djeshme (21 Gusht) në policia ndaloi katër çekë, pasi u konstatuan duke fotografuar në uzinën e Poliçani.

Ndërkohë dy rusët dhe ukrainasi i identifikuar si F. A., 25 vjeç,  akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja në uzinën ushtarake të Gramshit

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Po çfarë Çfarë dëshmuan tre të arrestuarit?

Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spraj neuroparalizues.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit, raportoi gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshë, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.