Incidenti në uzinën ushtarake të Gramshit, Çuçi: Rasti po hetohet me gjithë faktet dhe rrethanat. S'ka vend për spekulime
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me incidentin që ka ndodhur dy ditë më parë (20 gusht) në uzinën e Gramshit.
Në një deklaratë për mediat, Çuçi u shpreh se në lidhje me rastin ka një akuzë nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit ndërsa shtoi se incidenti do të hetohet me të gjithë faktet e rrethanat.
Ministri u shpreh se nuk ka vend për spekulime, deri sa Prokuroria të përfundojë hetimet.
Bledi Çuçi: Ka një hetim që ka filluar dhe kemi një procedim dhe një akuzë nga Prokuroria e rrethit të Elbasanit. Po hetohet me gjithë faktet dhe rrethanat. Për nga rrethana se si kanë tentuar të hyjnë dhe për nga pajisjet që kishin dhe agresionit që kanë ushtruar ndaj ushtarëve, këta persona janë marrë nën hetim, i cili do të bëhet i plotë. Unë mendoj se për çdo të dhënë tjetër në lidhje me këta persona të ja lëmë hetimit që ta zbërthejë deri në fund skemën. Gjatë ditëve në vijim për elementë të rinj do të komunikojmë për publikun, për të dhënë panoramën e situatës nga pikëpamje e mënyrës se si kanë tentuar të hyjnë këta shtetas. Mendoj se s'ka vend për spekulime.
