Sali Berisha: Kërkoni agjentë në bunkere e keni në krye të qeverisë. Rama, agjent i Kremlinit në Tiranë

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzon Ramën se po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë. Në një deklaratë për median dy ditë pas incidentit të ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit shprehu shqetësimin se dhe projekti i Ballkanit të Hapur është projekt serbo rus dhe siguria kombëtare është shumë e kërcënuar.

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha, reagoi ashpër mbi debatin e hapur për sigurinë kombëtare pas incidentit në zonën ushtarake të Gramshit (20 korrik 2022) ku u arrestuan 2 shtetas rus e 1 ukrainas të dyshuar për spiunazh.

Berisha tha se rreziku më i madh i sigurisë në vend është Edi Rama, ndaj sipas tij nuk ka nëvojë që të kërkohen agjentë nëpër bunkere pasi më i madhi është në krye të qeverisë.

Sali Berisha: Ata që kërkojnë agjenturë në tunele e bunkere duhet kërkuar por problem më i madh është se ajo sot është në krye të qeverisë së vendit. Edi Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur’. Në këtë kontekst refuzimi i prerë i vizave për turistët rusë është problem i veçantë dhe e kam ngritur disa herë në parlament”

Sali Berisha tha se sot Rama, vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, e kjo faktohet sipas tij faktohet nga mbrojtja që I bën projektit Ruso-Serb,” Ballkanit të Hapur”

Sali Berisha: “Shërbimet serbe dhe ruse janë në sintoni të plotë. Rusia e madhe dhe Rusia e vogël jan ënë unitet ndofta përjetësisht i pazgjidhshëm. Projekti madhor “Ballkani i Hapur” është projekt serbo –rus. Shqiptarët e dinë se projekti u mbështet haptazi nga ministri i Jashtëm rus Lavrov, dhe mbështetet verbërisht nga vasali i Aleksandër Vuçiç Edi Rama. A nuk është ky një akt madhor i kërcënimit të sigurisë kombëtare?

Sali Berisha, denoncoi se një muaj më parë  se një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri, është aset  rus. Ky zyrtar tha ai është emëruar në detyrën më të lartë, nga Fatos Klosi.

Sali Berisha: "Fatos Klosi ndiqej nga SHISH për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Këto janë denoncuar publikisht. Frederik Ymerin e emëroi në detyrën më të lartë, në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH pikërisht Fatos Klosi. Mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës shqiptare të këtij vendi, prandaj siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar."

Deklarata e kryetarit te PD-se u be mesditen e sotme nga selia e PD-se.