Meta: Rama ka rënë, të ja kthejmë fuqinë popullit të Shqipërisë përmes referendumit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se Edi Rama ka rënë.

Në një deklaratë për mediat Meta tha se qëllimi kryesor tashmë është t'i rikthehet fuqia popopullit shqiptar dhe sipas tij kjo arrihet vetëm përmes referendumit.

Ilir Meta: Nuk jemi këtu për të rrëzuar Ramën sepse ai ka rënë. Bashkë me rënien e Edi Ramës dhe me shembullin që duhet të ndjekë Edi Ramën për të gjithë këto veprime dhe për shpopullimin që i ka bërë Shqipërisë, qëllimi kryesor është t’i kthejmë fuqinë popullit shqiptar.

Nuk është thjesht ndërrimi i një qeverie. Nuk na duhet një parlament kukull siç është sot. Të ja kthejmë fuqinë popullit të Shqipërisë përmes referendumit. Është një proces që do të ndodh me hir ose me pahir. Është e pashmangshme që drejtësia do funksionojë. Kur institucionet nuk e bëjnë populli do e bëjë vet. Gjithçka do ecë në rrugën e vendosjes së drejtësisë. Kjo do të ndodh dhe me popullin e Shqipërisë.