Kapja e 7 të huajve në uzinat e Gramshit e Poliçanit, Balla: ‘Gjelat’ e opozitës të presin hetimet

Kreu i Grupit parlamentar, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me kapjen e 7 shtetasve të huaj, në uzinat ushtarake të Gramshit dhe të Poliçanit.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se vlerëson punën e bërë nga institucionet shtetërore, ndërsa ka pasur dhe një përgjigje për kritikët e opozitës.

Taulant Balla: Vlerësoj se reagimi i të gjithë strukturave shtetërore, Ministria e Mbrojtjes, të Policisë së shtetit dhe institucioneve të hetimit ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. Jemi në kushtet që ka pasur një përpjekje që dyshohet për spiunazh, por që është asgjësuar sapo ka nisur. Në këtë kontekst të gjitha strukturat shtetërore meritojnë vlerësimin maksimal. Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet të gjithë përpjekjen e botës demokratike, për në mbështetje të rezistencës ukrainase nga një pushtim i pajustifikuar nga ana e Rusisë. Do këshilloja gjelat e opozitës të presin hetimet, që do të zbardhin ngjarjet. Shqipëria është një anëtar i NATO-së me kontribute të çmuara në sigurinë e përbashkët të aleancës.