Kapja e të huajve në uzinat e Poliçanit dhe të Gramshit, Meta: Ushtria në gjendje të rëndë, kanë ndodhur krime me pronat e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se ushtria e vendit tonë ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Në një deklaratë për mediat Meta tha se ka pasur krime të paligjshme, për çështjen e pronave të ushtrisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Po ashtu ai tha se ushtria është në gjendje problematike përsa i takon bazës ajrore.

Ilir Meta:  Ushtria jonë është në një gjendje shumë të rëndë dhe unë këtë e kam të faktuar. Ushtria e ka të vështirë sot të thotë se kush janë pronat e saj në Republikën e Shqipërisë. Kanë ndodhur dhe krime të paligjshme për çështjen e pronave të ushtrisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe duke kundërshtuar dhe presidentin.

Ushtria është në gjendje problematike përsa i takon bazës ajrore. Është bërë gjithë ai investim dhe s’ka asnjë investim. Nuk dua të flasë për pagesat në Ushtria dhe nuk dua të flas për çështjen e arsimit.