“Kur dorëhiqet një ministër?” Salianji: Institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat

Deputeti Ervin Salianji, është shprehur se institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat në vendin tonë.

Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video ku një muaj më parë në Komisonin e Sigurisë ngre shqetësimin për nivelin e ulët të mbrojtjes së pronave të  forcave  të armatosura, Salianji shkruan se qeveria nuk kishte këtë shqetësim por përdorimin e policisë ushtarake për mbrojtjen e personaliteteve civile të ministrisë.

Postimi i Ervin Salianji:

Kur koha të jep të drejtë

Vetëm 1 muaj më parë në Komisionin e Sigurisë ngrita shqetesimin për nivelin e ulet të mbrojtjes së pronave të forcave të armatosura!

Qeveria nuk kishte shqetesim mbrojtjen e pronave të ushtrise por perdorimin e policisë ushtarake për mbrojtjen e personaliteteve civile të ministrisë!

Praktikisht institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat!

Kur dorëhiqet një ministër?

Çfarë pune bën ministri i mbrojtjes?