Meta: Më 25 Korrik kam nisur një misionin që do vazhdojë për 25 vite, rezultatet do të jenë të shpejta
Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se më 25 Korrik, ka nisur një mision që sipas tij do të zgjasë për 25 vite.
Në një deklaratë për mediat ai tha se rezultatet do të jenë të shpejta por dëmet e bëra nga qeveria janë të mëdha dhe sipas tij do të duhen kohë për t'u rikuperuar.
Ilir Meta: Ata që bën ligjin fusha për të shembur Teatrin dhe për të ndërtuar kulla, mendojnë se do u japin zemër këtyre njerëzve që firmosin për incineratorin përditë, për tre personat që janë në kërkim dhe këta vazhdojnë të vjedhin me shpresën se do bëjnë ligje kundër Berishës dhe Metës dhe gjithë atyre që ia kanë prishur gjumin ëndrra prishurit të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Kam nisur një mision që do vazhdojë për 25 vite. Rezultatet do të jenë të shpejta por dëmet e bëra gjatë këtyre 10 viteve të hajdutit janë të mëdha që do duhet kohë dhe energji për të rikuperuar dëmet që i janë bërë shtetit dhe ekonomisë shqiptare.
