Meta thirrje Ramës: Ndalo hyrjen e rusëve në Shqipëri, rastet në uzinat e Poliçanit e Gramshit të hetohet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, për të ndaluar hyrjen e rusëve në Shqipëri.

Meta në një deklaratë për mediat tha se hyrja e rusëve duhet të ndalohet në vendin tonë për aq kohë sa të ketë një zgjidhje mes Rusisë e Ukrianës, e cila ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të këtij viti.

Ilir Meta: Ky rast duhet hetuar për të forcuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike, për të motivuar më mirë ushtrinë tonë, për ta mbështetur atë dhe për ta bërë të cenueshme. Ftoj kryeministrin të reagojë menjëherë për kërkesën e bërë nga presidenti ukrainas për të ndaluar hyrjen e rusëve në Shqipëri, të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje për Ukrainën dhe të ketë një qëndrim tjetër të Rusisë.