Ja si do jetë moti gjatë javës, në fundjavë rriten temperaturat
Kjo javë do të jetë e paqëndrueshme përsa i përket motit, kjo për shkak se paraditet do të jenë me diell në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira.
Sipas Metoalb, herë pas here do të ketë dhe reshje të shiut. Drejtuesja e Zyrës Operacionale MeteoAlb, Lajda Porja bëri me dije se reshjet e shiut më të dukshme do të jenë në zonat malore, por rebeshe shiu do të ketë edhe në zonat qendrore.
Përsa i përket bregdetit do të jetë kryesisht me diell deri në orët e vona të pasdites. Në zonat e izoluara të Lezhës, Vlorës dhe të Sarandësdo të ketë reshje të shiut, gjatë javës.
Përsa i përket temperaturave të ajrit nuk do të ketë luhatje të ndjeshme duke bërë që minilaet të jetë 12 gradë dhe maksimale do të jetë deri në 32 gradë.
Fundjava do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave duke ngjitur termometrin në zonat bregdetare dhe në zonat e ulta deri në 32 gradë
