IKMT i shkon biznesit t'i shembë godinën e ndërtuar 20 vite më parë. Avokati: Janë 2 mln euro mall
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2022, 11:16
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shkuar për të shembur godinën e një biznesi në autostradë. Avokati i këtij biznesi dhe pronarët thonë se shembja e godinës së tyre është selective dhe se nuk po zbatohen afatet.
Avokti thotë se një veprim i tillë merret kur godina është në proces legalizimi dhe institucionet nuk janë shprehur ende.
“Duhet më shumë se një muaj që të spostohet malli. Do ta prishësh me produktet brenda? Janë 2 milionë euro mall që gjendet në pronësi” i thotë avokati inspektorit të IKMT që ka shkuar me skuadrën për shembjen e godinës.
Pronarët thonë se objekti është ndërtuar 20 vite më parë dhe çështja është në gjyq.
