Lekë pa fund te Parku Rinia. Pas shpenzimit të 1 miliardë lekëve Veliaj jep para shtesë për lodrat

Bashkia e Tiranës ka dhënë një tjetër fond për Parkun Rinia, për të cilin vetëm dy vite më parë u dhanë jo pak por 1 milionë euro. Tashmë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj kërkon rehabilitimin e shtresave të lodrave, ndërsa si në rastin e parë edhe në të dytën prokurimi ka qenë pa garë.

Nëse mendoni se shpenzimi për rehabilitimin e Parkut Rinia në Tiranë përfundoi me 1 miliardë lekë të dhëna në vitin 2020, e keni gabim.

Edhe pse në tenderin e parë u vu alarmi për tenderin pa garë dhe për punimet që sollën probleme që në nisje të inaugurimit bashkia e Tiranës ka hapur procedurën për rehabilitimin e atyre pak lodrave të vendosura në të.

Për Rehabilitimin e shtresave të lodrave tek Parku Rinia do të paguhen sërish rreth 40 mijë dollarë. Por edhe këtu sërish nuk ka garë. Pjesëmarrës ka qenë vetëm bashkimi i kompanive “Nexhmedin Sadiku” P.F. dhe ED Konstruksion që kanë ofruan vetëm 50 mijë lekë më pak nga shuma limit që ka pasur në dispozicion bashkia e Tiranës.

Por në të dy rastet si për shumën 1 miliardë lekë ashtu dhe për rehabilitimin e shtresave të lodrave Open Data ka vendosur simbolin e flamurit të kuq duke paralajmëruar se ka mungesë transparence.

Por pavarësisht se ka qenë kryeministri Edi Rama që do të dërgonte në SPAK rastet pa konkurencë apo dhe pas denoncimeve të shumta ende nuk ka një hetim konkret për këto raste.