Dosja e sigurimit, Meta: Lindita e Ramës, emrat e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve do të gdhenden në shtyllë

Ish presidenti Ilir Meta akuzoi sot Lindita Nikollën se po përdoret për nevojat personale të Edi Ramës të cilën e quan “hallexhiu që nuk ia zgjidh kush më problemet, Esati që bën gjithçka për të shmangur vëmendjen nga aferat e incineratorëve”

Në një konferencë për median nga Partia e Lirisë ku prezantoi dhe sekretarët e kësaj partie Meta tha se Kuvendi dhe Autoriteti i Dosjeve po keqpërdoren nga kryeministri për të tërhequr vëmendjen nga afera e incineratorëve "ku do të digjen si minj" tha Meta sot para gazetarëve.

“Parlament me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për nevojat personale. Urgjenca për të tërhequr vëmendjen nga afera më e zezë dhe më flagrante që është ajo e incineratorëve, ku do të përvëlohen të gjithë si minjtë. Le të premtojnë pallate çfarë të duan, përfshirë dhe çështjen e detit për të cilën I kam çuar një letër parlamentat para se të lija detyrën për të cilën ka një detyrë shumë të rëndësishme por nuk mblidhet për atë, sepse është parlament patronazhistësh i korruptuar me një opozitë plot me lulushë. Po cili parlament qenka shqetësuar? Ky parlament që falsifikoi firmën e kryetarit të parlamentit”

“Autoritetin se për nevoja personale të Edi Ramës po shkatërron besimin e tij në publik dhe krijon shqetësime tek shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë veprim të gabuar apo janë prekur dhe që tani mund tu dalin emrat, të cilët kanë fëmijë, kanë krijuar familje dhe ky është një problem e përgjegjësi e autoriteti të dosjeve”

Dua të siguroj që Ilir Meta është këtu sepse ka qenë është dhe do të jetë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetën e tij" tha Meta. 

Meta i quajti përralla dhe paralajmëroi anëtarët e Autoritetit të Dosjeve 

"Ju do ta shikoni si do të përfundojë. Nuk ekziston më për mua Autoriteti i Dosjeve është autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit sepse për një çështje kaq delikate që ka të bëjë me të kaluarën për nevoja personale të një të marri, të sëmuri psiqik dhe atyre deleve të parlamentit."

Për këtë lojë që po hapin do ta mbajnë ata përgjegjësinë. Fëmijët e mi kanë dëgjuar gjëja edhe më të mëdha jo vetëm për babain por dhe mamanë"

Meta tha se pas dosjes së Autoritetit sipas të cilës ai ka qenë ish bashkëpunëtor i sigurimit, fshihet dyshja Rama - Basha.