A mund të kandidojë Ilir Meta në zgjedhje nëse rezulton i përfshire në dosje gjatë periudhës së komunizmit?
Disa figura janë të pasqyruara në dosjen që Autoriteti i Dosjeve i ka përcjellë parlamentit. Funksionarë të policisë së shtetit, ish funksionar të drejtësisë janë përfshirë në dosje, por gjithë vëmendjen e ka marrë personi me inicialet I.M për të cilin pretendohet se është ish presidenti Ilir Meta.
Lindita Nikolla ka zhvilluar takim sot me kryetarët e grupeve. Ka qenë fillimisht Taulant Balla ai i cili është njohur me të gjithë dosjen. Përveç kërkesës për ndryshimin e ligjit, Nikolla i ka lënë të lexojnë kërkesën që u ka sjellë Autoriteti jo t’ua vërë në dispozicion partive politike.
Ilir Meta ka rezultuar se ka pasur një dosje gjatë periudhës së komunizmit.
Nëse rezulton e vërtetë a mundet Ilir Meta të kandidojë në zgjedhjet lokale e të përgjithshme?
Edhe nëse është i vërtetë gjithë pretendimi i Autoritetit të Dosjeve dhe nëse ka fakte që e impolikojnë Ilir Metën me ish Sigurimin e Shtetit, ai nuk pengohet nga ligji që të kandidojë në zgjedhje apo të drejtojë partinë.
Autoriteti i Dosjeve kërkon të ndryshohet ligji kërkon të mos i lejojë këta persona të kandidojnë e të mos jenë pjesë e strukturave drejtuese.
PD nuk është njohur me këto dokumeta pasi Nikolla ka preferuar të takohet vetëm me kryetarët e grupeve. Pavarësisht se Doda dhe Mediu janë shprehur pro ndryshimit të ligjit. Një ligj i tillë që të mos lejojë këta persona në funksione drejtuese kërkon 84 vota ç’ka kërkon votat e PS dhe PD.
Sakaq në një konferencë për mediat Meta e quajti “akt vetëvrasës” veprimin e autoritetit të dosjes. Si dhe tha se ka disa persona me emrin Ilir Meta.
