Emri i Ilir Metës në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Nikolla: Tronditëse, gati të mbledh Kuvendin

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e quajti rast tronditës faktin që emri i ish presidentit Ilir Meta figuron në dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe shpreh gadishmërinë për të mbledhur kuvendin.

Lindita Nikolla: Thirra sot kryetarët e gurpeve parlamentare dhe kryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë dhe kam informuar mbi letrën e Autoritetit. Identitetin e politikanit me inicialet I.M dhe gadishmërinë time ta mbledh kuvendin kurdo që forcat politike do të kenë nevojë. Dua të falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë të pavarur dhe profesional si dhe për kurajon në adresimin e këtij rasti i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtet tronditës nuk mund të flas më shumë në këtë fazë.