"Nëse s'ka reflektim, revolucioni me mimoza përfundon me ndërhyrjen e popullit. Beteja e Stalingradit sapo ka nisur" thotë Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi komitetin organizativ për të lënë detyrat kryesore të cilat do të jenë në tre drejtime: Revolucioni antikorrupsion, hapja e Partisë së Lirisë, qeverisja e vendit.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e krahason aksionin e tij politik me “betejën e Stalingradit” për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe qeveria Rama e cila, sipas tij ka varfëruar shqiparët dhe po i trajton si kavie në laborator.
Ilir Meta: “Kemi të bëjmë me një mafia, jo klasë politike që ka humbur kontrollin Një mafia e kalkuluar dhe mendon se ka futur shqiptarët në një laborator siç futen kavie minjtë. Mesazhi duhet të jetë i qartë beteja e Stalingradit për të çliruar Shqipërinë ka nisur.
“E dini çfarë është beteja e Stalingradit. Ju padashje më latë vetëm, ata (PD e Bashes) më lanë me qëllim” u tha anëtarëve të LSI-së më tej.
Meta tha se “Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë” sepse “Me korrupsion u ble opozita, heshtja e shumë njerëzve, ish shokët dhe ish shoqet tuaja. E dini ju. Me korrupsion janë blerë dhe mbahen shumë media. U bëj thirrje mediave të denoncojnë çdo presion. Këta duan edhe të vjedhin por dhe të duatrokiten”
Duke garantuar se do të jetë në krye të kësaj beteje paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektim do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit.
“Unë jam i sigurtë që ky revolucion paqësor me mimoza nëse nuk do të ketë reflektim do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve e qeveritarëve të korruptuar. Keni vërejtje. Keni dyshim se unë dal i pari në këtë betejë? Prandaj u thoni të gjithë shqiptarëve se beteja e Stalingradit për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë në luftën kundër kancerit që shpopullon dhe vjedh shqiptarët dhe mbështetet për të dekualifikuar shqiptarët në nivel rajonal ka marrë fund një herë e përgjithmonë.”