Ndërhyrje nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve, 5 vatra mbeten ende aktive

Pesë vatra zjarri mbeten aktive këtë të mërkurë pavarësisht ndërhyrjeve nga ajri me helikopter e toka me zjarrfikës e ushtarë. Në 24 orët e fundit u shfaqën 26 zjarre.

Helikopteri i ushtrisë i përshtatur për fikjen e zjarreve ndërhyri në Ndërshen të Mirditës e Halil të Krujës, por pa rezultat.

Zjarret në të dy zonat vijojnë prej ditësh sikurse në, Bogë të Malësisë së Madhe, Qukës Skënderbej të Prrenjasit dhe Velçan të Beratit.

Deri tani raportohet 10 ha pyll i djegur, terreni i vështirë nuk lejon futjen e mjeteve në zonë,është kërkuar ndihmë nga ajri.

Dallëndyshe Bici: Shuarjen e vatrave të zjarrit ditën e sotme janë angazhuar forca në nivel qendror dhe vendor.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

21 zjarre u vunë nën kontroll u shuan, pas ndërhyrjeve nga ajri e toka.

Dallëndyshe Bici: Në 24 orët e fundit për shuarjen e vatrave të zjarrit janë aktivizuar 442 forca operacionale, 47 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Përgjatë korrikut në të gjithë vendin janë shënuar qindra vatra zjarresh që edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare, përllogaritet se kanë djegur qindra hektarë pyll, sipërfaqe me shkurre apo toka të mbjellja.

Dallëndyshe Bici: Mosraportimi në kohë i vatrave të zjarrit sado të vogla ka favorizuar përhapjen e tyre në sipërfaqe të mëdha.

Në shumicë dyshohen zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale, ndaj çdo ditë policia po njofton arrestimin e piromanëve.

Ndërhyrje nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve, 5 vatra mbeten