Mesila Doda: Duhen bërë publik emrat, nuk mund të kemi njerëz me të kaluar të errët në parlament

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet,  Mesila Doda gjatë fjalës së saj për mediat u shpreh se duhet të rifutet dhe një herë koncepti i ligjit të lustracionit. Dode tha se ka kërkuar pastërtinë e figurës për 140 deputetët.

Mesila Doda: Politika shqiptare të paktën të ishte e qartë me publikun. Duhet të rifusim dhe një herë konceptin e ligjit të lustracionit. Së dyti të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët. Nëse kemi deputet me të kaluar të errët do ët thotë se është një dështim që  kemi akoma disa iniciale që nuk dimë kush janë. Nëse pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët të dhunës, kjo do të thotë se është dështim i politikës shqiptare që nuk kemi pasur mundësi të ndërruar brezat dhe të sjellim njerëz të pa shantazhueshëm. Besoj se është koha që në sesionin e ri parlamentar të nisë një punë serioze, të kujdesshme jo vetëm me propozimet e Autoritetit por me heqien e të gjithë personave me të kaluar të errët. Absolutisht duhen bërë publik emrat, nuk vijojmë dot që të marrim me mend se kush nga gjykatësit apo deputetët janë. Duhet të dalin me emra. I kërkova kryetares së Kuvendit që të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët”. Unë u njoha me atë që jemi njohur në media me iniciale.

Mesila Doda mbajti fjalën e saj para mediave pas takimit me Lindita Nikollën.