"Beteja e Stalingradit ka nisur" Meta prezanton drejtuesit e rinj të Partisë së Lirisë

Pas ndryshimit të emrit nga LSI te Partia e Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga komiteti organizativ angazhmimin për denoncimin e rasteve korruptive.

Madje me tone të larta edhe pse vlerësoi publikimin e dosjes së incineratorëve ai kritikoi se nuk është bërë sa duhet.

Ilir Meta: “Keni ecur me hapin e breshkës ndërsa qeveria ecën vrap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit.Në krye të plaçkitjes së vendit në vend të parë është Edi Rama. Në vend të dytë është Edi Rama dhe në vend të tretë Edi Rama. Një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo veç mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.

Tashmë edhe organizimi i kësaj force politike ka ndryshuar ndaj dhe Meta bëri të ditur drejtuesit e rinj

Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi

Sekretar Organizativ Endri Brahimllari

Sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare Floida Kërpaci

Sekretare për Marrëdhënien me Publikun Silva Caka

Para gazetarëve ai parlajmëroi një përballje të fortë me mazhorancën

Ilir Meta:Kemi të bëjmë me një mafia, jo klasë politike që ka humbur kontrollin  Një mafia e kalkuluar dhe mendon se ka futur shqiptarët në një laborator siç futen kavie minjtë.  Mesazhi duhet të jetë i qartë beteja e Stalingradit për të çliruar Shqipërinë ka nisur. Unë jam i sigurtë që ky revolucion paqësor me mimoza nëse nuk do të ketë reflektim do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve e qeveritarëve të korruptuar. Keni vërejtje. Keni dyshim se unë dal i pari në këtë betejë? 

Duket se edhe muaji gusht do të jetë i nxehtë për opozitën, për shkak dhe të afrimit të zgjedhjeve vendore që do të mbahen në 5 muajt e parë të vitit të ardhshëm.