Meta thirrje shqiptarëve: Mos prisni nga qielli se as gotën e dhallës nuk do e shijoni dot

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi komitetin organizativ për të lënë detyrat kryesore të cilat do të jenë në tre drejtime:  Revolucioni antikorrupsion, hapja e Partisë së Lirisë, qeverisja e vendit.

Meta e quan situatën kritike dhe akuzon Ramën se “ka mbushur doganën me bubuzhela, patronazhistë” dhe thotë se duhet të jenë shqiptarët që duhet të ngrihen për të luftuar për të drejtat e tyre. 

"Ata gënjejnë pa pushim ne duhet të themi të vërtetën. Të gjithë shqiptarët duhet të lëvizin të luftojë për të drejtat e tij. Mos prisni nga qielli se as gotën e dhallës nuk do e shijoni dot. Kemi të bëjmë me një mafia, jo klasë politike që ka humbur kontrollin. Një mafia e kalkuluar dhe mendon se ka futur shqiptarët në një laborator siç futen kaviet minjtë”.