Lezhë, u kap me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është kapur me armë zjarri pa leje. 

"Në Laç, në magazinën e lokalit në përdorim nga shtetasi V. Ll., është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ll., 46 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", njofton policia.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Zef Shyti, banues në Kurbin, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Ngacmimi seksual".