"Nuk ka kohë..." Meta mbledh komitetin organizativ të Partisë së Lirisë, ngre tonin dhe i bie disa herë tavolinës
Partia e Lirisë thërret mbledhjen e komiteti organizativ. Kryetari I kësaj partie, ish presidenti Ilir Meta me ton të fortë duke përplasur dy herë tavolinën u kërkoi anëtarëve të punojnë fort në tre drejtime
“Nuk ka kohë Shqipëria jo se nuk ka kohë Ilir Meta. Ilir Meta nuk vë baste, bën betim. Bëri betimin në Kushtetutë. E di që nuk ju durohet por dhe afati 5 vjeçar është kushtetues. Ka shumë halldupër e stomakprishur që mendojnë se po nuk dhe tendera e koncesione e nuk bëre harame nuk ke pushtet”
Meta tha se pati kundër të gjithë madje dhe ish partinë e tij LSI e cila pas 25 korrikut quhet Partia e Lirisë.
“ Të gjithë kundër i pati, edhe ju për fat të keq që i dhatë besën Lulushit duke djegur mandatet”
Meta tha se nga sot do të punojmë në tre drejtime. Revolucioni antikorrupsion, hapja e Partisë së Lirisë, qeverisja e vendit
“Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore, përgatitja për qeverisjen do të jetë e imja e zotit Nesho dhe intelektualëve që do të na bashkohen. Është revolucion për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit e pamëshirshëm për dushmanët…”
Meta iu drejtua Ramës si "vjedhës i pamëshirshëm, i pacipë" dhe kërkoi angazhim për të punuar sa më shumë.
Ilir Meta: “Keni ecur me hapin e breshkës ndërsa qeveria ecën vrap për të vjedhur e për të zhytur në borxhe Shqipërinë se e ka të qartë fundin, ne duhet të ecim me ritëm më të shpejtë kundër korrupsionit.Në krye të plaçkitjes së vendit në vend të parë është Edi Rama. Në vend të dytë është Edi Rama dhe në vend të tretë Edi Rama. Një vjedhës i pamëshirshëm që vjedh jo veç mes buxhetit të shtetit, jo të të dhënave të qytetarëve shqiptarë por ka shkelur dhe kodet kanunore duke përdorur firmat e atyre që kanë ikur nga kjo botë prej kohësh.
Nuk ka asnjë lidhje me socialistët. Ky është mjeshtër i paparë për të korruptuar, për të shantazhuar e përçarë. Nuk është ky thjesht problemi, ecën me shpejtësi korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin me varfëri sepse korrupsioni dhe varfëria janë të lidhura bashkë. Vjedh edhe në pandemi. Ai nuk është i paaftë, por është i pacipë. Ai do të na nxjerrë kartelën. E do të thotë unë kam qenë në psikiatri. Ju vetë më vendosët, unë jam njeri i pafajshëm. Fajet i kanë këto që mbushin burgjet si bedela të tij'