Treshi i Lezhës pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë vënien në funksion të ujësjellësit të ri
Në këto ditë të nxehta vera, në çezmat e 110 familjeve në Tresh të Lezhës nuk rrjedh asnjë pikë ujë.
Kjo gjendje vijon prej të paktën 20-vitesh dhe në mungesë të zgjidhje banoret u ngritën në proteste.
Thonë se detyrohen të blejnë ujin e pijshëm, apo ta mbushin në burime larg fshatit.
"Gjithë kjo lagje pa ujë."
"Sot që jam vetë i shtati në familje, unë blej një bot ujë 20 mijë lekë. Unë 20 mijë lekë punë nuk i kam në ditë," thonë ata.
Kjo situatë e tillë ju ka vështirësuar jetesën.
"Duhet të lahemi me kusia. S'kemi rrugëzgjidhje tjetër, se s'kemi ujë," thotë një banor.
Bashkia Lezhë bën me dije se ka përfunduar investimi i Ujësjellësit të Ri për 5 fshatrat e Njesisë Administrative që përfshin Treshin.
Nënkryetari thotë se është cështje ditësh që të vihet në funksion
"Praktikisht gjithcka ka përfunduar. Rrjeti është gati për tu vënë në punë. Kemi vetëm një problematikë të vogël në fakt që nuk lidhet drejtpërsëdrejt me bashkinë Lezhë, apo me kontraktorin. Kemi problemin e energjisë elektrike. Pompat e reja të vendosura nga investimi nuk përballohen nga rrjeti elektrik," tha Ermal pacaj nënkryetar i Bashkisë Lezhë.
Një situatë të ngjashme kanë dhe zona të tjera në territorin e Bashkisë Lezhë, ku sigurimi i ujit të pijshëm është sfidë për banorët.
