Në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, vihen në pranga 2 persona

Janë vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat ka shkuar në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar "Knock down",. 

“Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë "Knock down", i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike,  janë arrestuar shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë”, njofton policia.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.