JA DOSJA/ Ilir Meta nis fushatën antikorrupsion del dosja e Sigurimit të Shtetit
Autoriteti i dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për ish bashkëpunëtorët e sigurimit duke propozuar riverifikimin. Propozimi ka ardhur pasi autoriteti ka zbuluar se ish presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Një zbulim i tillë erdhi vetëm dy ditë pasi ai ka nisur fushatën antikorrupsion
Tirane- Dy ditë pasi Ilir Meta la detyrën e Presidentit të Republikës dhe pasi nisi fushatën antikorrupsion me Partinë e Lirisë, Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dorëzuar Kuvendit shkresën ku bën të ditur se emri i Ilir Meta figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit.
Fillimisht u raportua me inicialet e emrit I.M por këtë të mërkurë, 27 korrik 2022, kryetarja e kuvendit ka shpërndarë shkresën e Autoritetit te kryetarët e grupeve parlamentare dhe në të thuhet se Meta i cili ka çertifikatën e pastërtisë nga komisioni Mezini e Bezani, së fundi ka të dhëna të reja.
"Duke marrë shkas nga disa shqetësime të kohëve të fundit, përsa i përket disa rasteve ku figura të verifikuara nga komisionet e mëparshme të pastërtisë së figurës si komisioni Mezini dhe Bezhani dhe të pajisur prej tyre me certifikata të pastërtisë të figurës të cilat nëse do të ishin lëshuar sot nga Autoriteti në kushtet e konsultimit të arkivës sonë dhe në zbatim të një metodologjie e standarti të qarta, këto çertifikata të pastërtisë së figurës të këtyre subjekteve do të ishin të ndryshme.
"Ne vijim te kerkesave dhe propozimeve tona te meparshme, por sidomos duke marre nxitje nga denoncimi me i fundit i ardhur ne institucion mbi pastertine e figures se nje prej personaliteteve mete larta te shtetit siç eshte, ish Presidenti i Republikes Z Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë te pastertise se figures nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfimruar nga ana jone me Vendimin e Autoritetit nr. 17, date 28.04.2017,
rezulton se ne fakt figuron ne dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit. Nese institucioni do te ishte ne kushtet e riverifikimit te pastertise se figures te shtetasit Ilir Metaj, gje te cilen nuk na e lejon neni 29. pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kerkimit do te ndryshonin.
Gati të mbledh Kuvendin
Shkresa iu dorëzua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe mban datën 26 korrik 2022. Në dokument thuhet më tej se nëse ligji do lejonte riverifikimin rezultatet do të ishin ndryshe. Vetë Nikolla e ka cilësuar çështjen tronditëse dhe se ishte gati të mblidhte Kuvendin
Lindita Nikolla: Thirra sot kryetarët e gurpeve parlamentare dhe kryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë dhe kam informuar mbi letrën e Autoritetit. Identitetin e politikanit me inicialet I.M dhe gadishmërinë time ta mbledh kuvendin kurdo që forcat politike do të kenë nevojë.
Meta e mohon
Ndërkohë Meta nga selia e Partisë së Lirisë mohon që në rininë e tij të ketë bashkëpunuar me ish-Sigurimin dhe e quajti lojë politike.
Ilir Meta: Unë në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij.
Për të ky vendim është një vepër e orkestruar nga kryeministri Edi Rama duke përdorur Genta Sulën dhe Lindita Nikollën.
Ilir Meta: Akt vetëvrasës. Autoriteti i Dosjeve është Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Përderisa del aty ajo pula e Kuvendit, përdoret në atë mënyrë dhe u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh, faqja e zezë.
Në këtë mori akuzash Ilir Meta nuk e fsheh që zotëron informacion që mund të implikohen zyrtarët e shtetit.
Ilir Meta: Të filloj unë me emailet nga Nju Jorku thoni ju, që unë i kam me emra. Ato janë çështje pastaj.
Nikolla mbledh kreret e grupeve
E shqetësuar për këto dosje Lindita Nikolla ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare për t’i njohur me përmbajtjen si dhe më kërkesën e Autoritetit të Dosjeve për ndryshimin e ligjit që kandidatët për deputetë apo për kryetarë bashkie të plotësojnë formularin e Autoritetit të Dosjeve, në të njëjtën mënyrë siç bëhet me dekriminalizimin.
Taulat Balla dhe Enkelejd Alibeaj zgjodhën të mos japin detaje para mediave, ndërkohë Fatmir Mediu dhe Mesila Doda kërkuan nga politika të plotësojnë këtë kërkesë të Autoritetit.
Nisur nga kjo Autoriteti kërkon dhe ndryshimet e ligjit.
"Me qellim qe situata te tilla te mos perseriten me dhe ne perndjekje te qellimit per te mundesuar qe personat qe ushtrojne detyra shteterore aq me shume ato subjekte qe ushtrojne detyra te larta shteterore te mund te vleresohen nga Autoriteti, Ju sjellim ne vemendje me qellim miratimin nga ana juaj e propozimit per disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise si dhe ndryshime ne ligjin nr. 45/2015 te ndryshuar, si me poshte"

Edhe 5 emra të tjera
Po ashtu në dosjen e autoritetit të dosjeve rezultojnë edhe drejtuesit të nivelit më të lartë të politicë. Ndaj autoriteti i dosjeve kërkon që ti hapet rruga riverifikimeve në mënyrë që kandidatët ta kenë të detyrueshme të shënojnë në formular nëse kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit
"Me qellim qe situata te tilla te mos perseriten me dhe ne perndjekje te qellimit per te mundesuar qe personat qe ushtrojne detyra shteterore aq me shume ato subjekte qe ushtrojne detyra te larta shteterore te mund te vleresohen nga Autoriteti, Ju sjellim ne vemendje me qellim miratimin nga ana juaj e propozimit per disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise si dhe ndryshime ne ligjin nr. 45/2015 te ndryshuar, si me poshte"
"E nderuar znj. Kryetare, në mënyrë që Autoriteti të jetë i pavarur, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme dhe të jetë i lire nga çdo insinuate që kërkimi dhe rezultati arkivor nuk është bërë në mënyrën e duhur, Ju përcjellim informacionin se në lidhje me rastet më flagrante të konstatuara nga instituconi, ku disa figura të rëndësishme si: A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.. D.C; dhe I. M., të cilat kanë patur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore të cilat do t'i gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese.
Datat qe duhet te dini
24 korrik 2022 Ilir Metës i mbaron mandati për President. I dorëzon Presidencën Bajram Begajt.
25 korrik 2022 Ilir Meta flet në konventën e LSI-së. Njoftohet ndryshimi i emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. Shpall revolucionin antikorrupsion
26 Korrik 2022 Autoriteti i Dosjeve publikon dokumentin: Ilir Metaj figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit. Ne dokument jane dhe inicialet e 5 shtetasve por nuk u jepet emri.

