Lejet e ndërtimit në Kamëz/ Xhelal Mziu shkon në SPAK, e paditi Rakip Suli

SPAK duket se po e drejton sharrën jo vetëm nga PS por tashmë dhe nga zyrtarë të djathtë po paraqiten në dyert e strukturës së posaçme Antikorrupsion.

Këtë mëngjes para prokurorëve është paraqitur ish kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu, sot deputet i PD.

Burime bëjnë me dije se ka qenë kryetari aktual i bashkisë Rakip Suli i cili ka paraqitur denoncimin sa u përket kontratave të firmosura për lejet e ndërtimit.

Sipas ligjit duhet që kompanitë të japin deri në 3% të sipërfaqes në pronësi të bashkisë duke pretenduar se kjo nuk është realizuar.

Pas dy orësh të marranë pyetje vetë Mziu nuk pranoi të sqaronte situatën por nënvizoi se nuk ishte nën hetim.

Xhelal Mziu: Besoj se me qenë se Suli në 2019-ën mori mandatin e kryetarit të bashkisë pa vota vetëm me 6% dhe duke qenë nën ankthin e zgjedhjeve të parakohshme çdo dokument që i ka dalë përpara ua ka paraqitur organeve të SPAK. Besoj që për arsye hetimi nuk mund të shprehem. Isha si deklarues.

Në fakt për kontratat e lejeve të ndërtimit opozita ka akuzuar dhe bashkinë e Tiranës duke akuzuar se nuk ka marrë në pronësi 3% të sipërfaqes.