“Pa rregulla në rrugë”, dy shoferët shkaktojnë aksident, plagoset një person

Dy drejtues të mjeteve të përfshira në një aksident të ndodhur ditën e sotme (27 korrik) në Fier janë vënë në prangat e policisë.

Ata po drejtonin mjetet në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestuan K. Ç., 39 vjeç, banues në Patos dhe A. S., 54 vjeç, banues në Fier, pasi në fshtin Verri, duke drejtuar automjetet e tyre, përkatësisht tip "Toyota" dhe "Frez", janë pëfshirë në një aksident, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.